Foto me kampionin olimpik, Qerimaj shënjestron Parisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2021 | 19:48

Foto me kampionin olimpik, Qerimaj shënjestron Parisin

Me 338 kilogramë të ngritur në dygarësh, Erkand Qerimaj e mbylli në vend të nëntë konkurrimin e tij në peshat 81 kg në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Peshëngritësi shkodran u konfirmua edhe një herë si një sportist i niveleve të larta në eventin më madhor të shtangës. Ashtu sikurse deklaroi disa ditë më parë, Qerimaj tashmë ka në fokus Olimpiadën e radhës që do të mbahet pas tri vitesh në Paris.

qerimaj

Në eventin e Francës, shkodrani do të jetë 35 vjeç, por mosha nuk është aspak një problem nëse përgatitesh në mënyrën e duhur dhe nëse ke mbështetje. Këtë gjë e konfirmon më së miri kampioni olimpik i peshës 81 kg në “Tokio 2020”, kinezi Lu Xiajun. Ky i fundit triumfoi në moshën 37-vjeçare, duke treguar një formë të shkëlqyer. Pikërisht kinezi Lu Xiajun është edhe një frymëzim më shumë për Erkand Qerimajn. Shtangisti shkodran ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me kampionin kinez.

WhatsApp Image 2021-08-04 at 19.43.11

“Foto me kampionin olimpik të peshës 81 kg, medalist i artë në ‘Tokio 2020’. Kinezi Lu Xiajun 37 vjeç fitues i disa Botërorëve dhe 3 Olimpiadave! Shembulli kryesor që në sportin elitar është rritur mosha ku mund të arrish nivelet me të larta botërore kur të plotësohen kushtet e stërvitjes, rehabilitimi, ambienti i përshtatshëm bashkë me gërshetimin e talentit, dëshirës, përkushtimit dhe pasionin për të fituar dhe duke marrë edhe vlerësimin e duhur të shtetit. Shembull i punës dhe i regjimit për mbarë botën dhe sidomos për në sportistët!”, shkruan Erkand Qerimaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"