FOTO/ “Luftoni për familjen tuaj, luftoni për Shqipërinë”, zbulohen këshillat e Bushit para disfatës me Austrinë U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2019 | 18:56

FOTO/ “Luftoni për familjen tuaj, luftoni për Shqipërinë”, zbulohen këshillat e Bushit para disfatës me Austrinë U-21

Shqipëria U-21 u shkërmoq nga Austria U-21 me rezultatin 0-4, në takimin e zhvilluar në “Niko Dovana” të vlefshëm për eliminatoret e Europianit 2021.

bushi

Kombëtarja e Alban Bushit pësoi nga 2 gola për secilën pjesë, duke nxjerrë në pah, probleme të shumta në prapavijë. Kuqezinjtë nuk e kanë provuar ende shijen e fitoren në këto kualifikuese, ndërkohë që “Proçesi Sportiv”, ka arritur të sigurojë një foto nga dhoma e zhveshjes të ekipit Kombëtar Shpresa, teksa në tabelë janë të shkruar këshillat e trajnerit Bushi për lojtarët:

  1. Nuk bëj faull.
  2. Nuk diskutoj me arbitrin.
  3. Luaj shpejt 1-2 takime.
  4. Kur humbim topin bëjmë presing aty ku e humbim.
  5. Bëj faull taktik kur është nevoja.
  6. Të gjithë kur humbim topin kthehemi me shpejtësi.
  7. LUFTONI PËR FAMILJEN TUAJ, LUFTONI PËR SHQIPËRINË.

Bushi porosia

PANORAAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"