FOTO/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, sulmuesi brazilian del në stërvitje me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 17:17

FOTO/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, sulmuesi brazilian del në stërvitje me Tiranën

Sulmuesi brazilian, Patrik Robson Da Souza është pikasur në seancën e sotme stërvitore te Tirana duke u stërvitur me pjesën tjetër të grupit.

tirana

Pamjet e siguruara nga “Panorama Sport” tregojnë 24-vjeçarin të veshur me uniformat e klubit duke konfirmuar kështu transferimin te bardheblutë me zyrtarizimin që duket çështje orësh.

Da Souza starton kështu një aventurë të re në Superiore me Orges Shehin që do të ketë në organikën e skuadrës një tjetër sulmues në dispozicion.

WhatsApp Image 2022-08-17 at 5.09.38 PM (1)

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"