FOTO/ Kale hedh në gjyq Kukësin: Më kanë falsifikuar firmën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 20:15

FOTO/ Kale hedh në gjyq Kukësin: Më kanë falsifikuar firmën

Kukësit duketn se nuk i ndahen problemet gjyqësore. Teksa vitin e kaluar verilindorët patën probleme me Izair Eminin, këtë vit historia përsëritet edhe me Elton Kalen.

kale

Braziliani ka më shumë se një muaj që nuk gjendet në Shqipëri, edhe pse tek Kukësi e prisnin, ndërsa marrëveshja e rinovimit ishte gati. “Panorama Sport” ka arritur të gjejë faksimilen e kontratës së Kales, ku lojtari pretendon se është rinovuar pa dijeninë e tij.

kale kontrata

Kukësi e ka depozituar në muajin maj këtë marrëveshje rinovimi në FSHF, dhe siç pretendon braziliani, nuk është shkrimi i tij ai që ka hedhur firmën në kontratë. Elton Kale do ta çojë çështjen në FIFA, duke qenë se mbetet i bllokuar në këtë merkato.

kale kontrata1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"