FOTO/ “Ik në shtëpi, vëllai”, Trashi i tërheq vëmendjen Bitrit, ja si i kthehet qendërmbrojtësi
Mbrojtësi i Partizanit, Eno Bitri, së fundmi ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një foto të tijën shoqëruar me peisazhin e qytetit të Beratit.
Duke ditur se është kohë karantine nga Koronavirusi, fotoja ka tërhequr vëmendjen e shokut të tij të skuadrës, Lorenc Trashi, i cili me lutje i kërkon Bitrit që të shkojë në shtëpi dhe të zbatojë rregullat duke respektuar shokët dhe familjen.
Por, mbrojtësi berates e qetëson Trashin, duke i thënë se bëhet fjalë për një foto të vjetër, jo të momentit pasi qëndron i izoluar.
Ja komenti i Lorenc Trashit: “Ik në shtëpi, vëllai, respekto shokët, familjen edhe rregullat. Të lutem!”
Ndërsa Bitri e qetëson me përgjigjen e tij: “Lali, është e vjetër si foto kjo. Unë jam karantinuar. #qendroneshtepi”.