FOTO/ Halili takon dy beniaminët e tij, i “bekon” para përballjes me Çekinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2023 | 11:33

FOTO/ Halili takon dy beniaminët e tij, i “bekon” para përballjes me Çekinë

Shqipëria do të sfidojë në transfertë Çekinë në ora 20:45, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit.
WhatsApp Image 2023-09-07 at 11.20.35 (1)

Në prag të kësaj ndeshje, klubi i Tiranës ka postuar një foto në InstaStory, ku protagonistë janë presidenti Refik Halili dhe dy ish-sulmuesit e ekipit, Ernest Muçi dhe Taulant Seferi.

Halili ndodhet në mes teksa anash tij qëndrojnë dy beniaminët. Në mbishkrimin e fotos vihen re emojit me ngjyrat bardheblu që përfaqësojnë klubin e Tiranës dhe flamuri i Shqipërisë.

Rikujtojmë që Muçi ka qenë pjesë e bardhbluve për 3 vite (2018-2021) ku më pas u transferua tek Legia e Varshavës. Ndërsa Seferi ka qenë për gati 1 vit dhe më pas u largua drejt Vorskla Poltavës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"