FOTO/ Dhuratë e veçantë nga Mesi, futbollisti shqiptar bën ëndrrën realitet 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2023 | 23:43

FOTO/ Dhuratë e veçantë nga Mesi, futbollisti shqiptar bën ëndrrën realitet 

 Futbollistit shqiptar të Kosovës, Florent Muslijas, i është bërë ëndrra realitet. Ai ka marrë një dhuratë mjaft të veçantë nga fituesi i shtatëfishtë i “Topit të artë”, Lionel Mesi. 

mesi

Muslija e ka publikuar një fotografi të fanellës origjinale të argjentinasit me nënshkrimin e tij. 

Florent-Messi-fanella

Lojtari i Paderbornit në Gjermani u shpreh mjaft i lumtur me këtë rast. 24-vjeçari e ka falënderuar kampionin e botës për këtë gjest. 

“Kush beson mund të arrijë. Leo Mesi faleminderit mik! Ëndërr e bërë realitet” – shkroi Muslija në përshkrimin e fotografisë së fanellës që mori dhuratë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"