Bilanci i vitit 2020, ja cilët janë lojtarët më të vlefshëm të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 23:00

Bilanci i vitit 2020, ja cilët janë lojtarët më të vlefshëm të Kombëtares

Viti 2020 u mbyll dhe të gjitha faqet europiane bënë bilancet për këtë vit kalendarik që sapo përfundoi.

Shqiperia festa e golit

Faqja e njohur “Transfermarkt”, ka treguar vlerën e merkatos për lojtarët e Kombëtares shqiptare. I pari kryeson mbrojtësi i Romës Marash Kumbulla i cili pas paraqitjeve të tij me verdhekuqtë në kampionat dhe Europa Ligë vlera e tij u rrit duke shkuar në 27 milionë euro.

I dyti vjen Thomas Strakosha me vlerën e kartonit 20 milionë euro pas paraqitjeve të shkëlqyera me Lacion.

Podiumin e mbyll Berat Gjimshiti i cili ka shkëlqyer me Atalantën në kampionat dhe Ligën e Kampioneve. Këtë klasifikim e mbyll Armando Broja ku e cila vlera e tij shkon në 1 milionë euro.

Renditja e lojtarëve të Kombëtares sipas vlerës në treg:

1. Marash Kumbulla 27 mln euro

2. Thomas Strakosha 20 mln euro

3. Berat Gjimshiti 18 mln euro

4. Elseid Hysaj 14 mln euro

5. Etrit Berisha 2.4 mln euro

6. Emanuele Ndoj 2.3 mln euro

7. Keidi Bare 1.8 mln euro

8. Myrto Uzuni 1.8 mln euro

9. Kastriot Dermaku 1.5 mln euro

10. Ardian Ismajli 1.5 mln euro

11. Qazim Laçi 1.2 mln euro

12. Amir Abrashi 1 mln euro

13. Odise Roshi 1 mln euro

14. Taulant Xhaka 1 mln euro

15. Albi Doka 1 mln euro

16. Armando Broja 1 mln euro

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"