Formula 1/ Zhan Tod flet për Shumakerin: Nuk është më Mikaeli i mëparshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2023 | 18:19

Formula 1/ Zhan Tod flet për Shumakerin: Nuk është më Mikaeli i mëparshëm

Më 29 dhjetor do të behën plot 10 vite nga aksidenti i tragjik i Mikael Shumakerit, teksa bënte ski në Meribel. Që prej asaj date informacionet mbi gjendjen shëndetësore të legjendës së Formulës 1 kanë qenë shumë të reduktuara, pasi familja e tij gjithnjë ka kërkuar respektimin e privatësisë. Një prej personave më të afërt me Shumin është Zhan Tod, i cili e viziton rregullisht.

TODNë një intervistë të dhënë së fundmi për “L’Equipe”, ish-menaxheri i Ferrarit të flasë për gjendjen e Shumakerit. “Mikael është atje, kështu që nuk më mungon, por ai nuk është më ai Mikaeli që ishte dikur”, shprehet Tod, teksa më pas shton:

“Shumakeri është i ndryshëm dhe mbështetet në një mënyrë të shkëlqyer nga gruaja dhe fëmijët e tij, të cilët janë gjithmonë të gatshëm të kujdesen për të. Jeta e tij është ndryshe dhe unë kam privilegjin të ndaj momente me të. Fati, për fat të keq, e goditi dhe tani ai nuk është më Mikaeli i ditëve të tij në Formula 1”, deklaron Tod.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"