FORMULA 1/ Vershtapen dhe Red Bull janë të pakapshëm, vjen suksesi edhe në Arabinë Saudite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2024 | 19:50

FORMULA 1/ Vershtapen dhe Red Bull janë të pakapshëm, vjen suksesi edhe në Arabinë Saudite

Maks Vershtapen me Red Bull duket se po shkon drejt titullit të radhës në Formula 1 edhe pse kampionati sapo ka filluar. Piloti holandez ka fituar pa vështirësi të mëdha edhe garën e dytë të sezonit, Ccmimin e Madh të Arabisë Saudite në Xhedah.

vershtapen

Kampioni nisej i pari dhe bëri shpejt diferencën, ndërsa pas krahëve të tij Perez mori vendin e dytë pasi parakaloi Lëklerk në xhiron e katërt. Një makinë sigurie në xhiron e 9-të shkaktoi pak rrëmujë në renditjen e garës pasi Norris e Hemilton nuk u ndalën për të ndërruar gomat duke u vendosur në pozicionet kryesuese e zgjatur kthimin në bokse. Por me kalimin e xhirove pilotët kryesorë i arritën e parakaluan duke rivendosur edhe një herë rendin  e zakonshëm në pistë.

Vershtapen e kishte të thjeshtë të administronte garën deri në fund, duke prerë i pari finishin i shkëputur nga Perez i cili u rendit i dyti me makinën tjetër Red Bull. Ndërsa Lëklerk u desh të kënaqej me vendin e tretë që tashmë duket si një fitore në vetvete përballë dominimit të skuadrës kampione në fuqi. Më pas u renditën më radhe Piastri, Alonso, Rasëll, Bearman, Norris, Hemilton e Hulkenberg.

fssdfsdsdfdfsfds

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"