Formula 1/ Maks Vershtapen: Kundërshtarët s’janë budallenj, do të afrohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2023 | 15:23

Formula 1/ Maks Vershtapen: Kundërshtarët s’janë budallenj, do të afrohen

Sezoni 2023 i Maks Vershtapenit ishte praktikisht i perfekt. Numri i 19 fitoreve në një sezon do të jetë shumë i vështirë për t’u përsëritur, por kjo është një sfidë që Maksi mund të jetë në gjendje ta kapërcejë.

vershtapen

Nga ana tjetër kundërshtarët, sigurisht që do të bëjnë gjithçka për ti dhënë fund këtij dominimi. Për këtë piloti holandez është plotësisht i vetëdijshëm dhe kjo është arsyeja pse ai ka vendosur të jetë i përqendruar. “Rivalët nuk janë budallenj, në fakt ata po mësojnë të gjithë.

Të gjithë do ta kuptojnë se cila është rruga e duhur drejt suksesit. Ne nisëm një fillim të mirë menjëherë në 2022, por pres që të tjerët të afrohen për sa i përket performancës në vitin 2024”, deklaroi Vershtapen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"