FORMULA 1/ Hemilton skualifikohet nga pole-position, Vershtapen merr super gjobë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2021 | 19:20

FORMULA 1/ Hemilton skualifikohet nga pole-position, Vershtapen merr super gjobë

Luis Hemilton është dënuar nga komisioni i Formula 1 dhe nuk do ta nisë garën në Brazil nga pole-position. Anglezi mori këtë dënim pas një problemi teknik në makinën e tij. Ndërkohë Vershtapen është dënuar me 50 mijë euro për shkelje rregulloreje.

hamilton

Hemilton zuri vendin e parë në provat finale, por ai u skualifikua për shkak të një problemi në sistemin DRS. Si pasojë e kësaj ai do ta nisë garën nga vendi i fundit duke kompromentuar shanset e tij për kampionatin. Ndërkohë Vershtapen u gjobit me 50 mijë euro sepse preku makinën e Hemilton. Gjithsesi krerët e Formula 1 thanë se nuk kishte dëme materiale.

Për Hemilton tani është shumë e vështirë që të fitojë garën e ardhshme pasi niset nga vendi i fundit, ndërsa Vershtapen ka mundësi të thellojë diferencën e pikëve ndaj rivalit të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"