Formacioni titullar i Gjermanisë në Botëror, ja çfarë zgjedhin tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2017 | 10:28

Formacioni titullar i Gjermanisë në Botëror, ja çfarë zgjedhin tifozët

Nëpërmjet një sondazhi të hapur nga prestigjiozja “Bild”, tifozët e Gjermanisë kanë zgjedhur formacionin titullar që do të donin të shihnin në fushë në Kampionatin Botëror. Plot 800 mijë ndjekës morën pjesë në këtë votim.

Gjermania

Prania e Mauel Neuerit në portë është e padiskutueshme. 88% e të anketuarve zgjedhin titullar “gardianin” e Bayernit. Shokët e tij të skuadrës, Kimiç (24%), Humels (24%) dhe Boateng (23%), që rreshtohen në mbrojtje, janë gjithashtu ndër më të preferuarit.

11-shja-e-tifozeve-gjerman

Në krahun e majtë është Hektor (Koln 12%). Para mbrojtjes rreshtohen Goretzka (Shalke 8%) dhe Kroos (Real Madrid 16%). Sane (Mançester Siti, 10%), Myler (Bajern, 12%) dhe Draksler (PSG, 7%) janë në mbështetje të të avancuarit Timo Verner (RB Lajpcig, 13%).

Përfundojnë në formacionin rezervë mesfushorët Khedira, Ozil, Gëce si dhe mbrojtësi me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi.

gjermania

Rezervat: Ter Shtegen (Barcelona, 10%), Trap (PSG, 2%), Sule (Bajern, 4%), Halstenberg (RB Lajpcig, 4%), Rudiger (Çelsi, 2%), Hovedes (Juventus, 2%), Platenhardt (Herta Berlin, 2%), Mustafi (Arsenal, 1%),  Ginter (Gladbaç, 1%), Rojs (Dortmund, 6%), Khedira (Juventus, 5%), Gyndogan (Mançester Siti, 5%), Ozil (Arsenal, 4%), Gëce (Dortmund, 4%), Rudi (Bajern, 4%), Vagner (Hofenheim, 3%), Emre Xhan (Liverpul, 2%), Stindl (Gladbaç, 1%), Mario Gomez (Volfsburg, 1%) J. Brandt (Leverkusen, 1%).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"