Formacioni më i mirë dhe më i dobët i Superiores / Yje dhe surpriza mes të spikaturve, shumë të huaj mes dështimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 23:58

Formacioni më i mirë dhe më i dobët i Superiores / Yje dhe surpriza mes të spikaturve, shumë të huaj mes dështimeve

Që një skuadër të marrë maksimumin nga një ndeshje, duhet që protagonistët e saj të bëjnë të njëjtën gjë. Ndaj rezultatet e ekipeve të Superiores në javën e 6, përkojnë me paraqitjet individuale të emrave të tyre.

ddddddddd

Ata që kanë bërë diferencën në këtë javë, rreshtohen në formacionin e më të mirëve të përzgjedhur nga “Panoroma Sport”. Me konfirmime të lojtarëve si Aleksi, Mazrekaj apo Çinedu që po bëhen të zakonshëm. Ndërkohë, ka edhe shumë surpriza të këndshme si Haxhiu apo Toli të cilët kanë shkëlqyer me lojën e tyre.

ffffffff

Sa u përket atyre që lanë për të dëshiruar gjatë 90+ minutave në fushë, bie në sy se shumë janë lojtarë të afruar nga jashtë, disa prej të cilëve edhe me bujë të madhe, por që nuk kanë arritur të bëjnë diferencën me atë frekuencë sa pritej prej tyre, siç tregoi kjo javë.

tdddd

Ndërsa për trajnerët, edhe ata janë të huaj, me italianin Longo i cili dukshëm fitoi betejën me gjermanin Brdariç, i cili nuk kishte përgjigje për lojën e Kukësit në duelin e fundjavës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"