Formacioni i mundshëm / Pritet të ndryshohet një pjesë e mirë e mbrojtjes, ja kurthi i Shehit kundër Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 9:48

Formacioni i mundshëm / Pritet të ndryshohet një pjesë e mirë e mbrojtjes, ja kurthi i Shehit kundër Partizanit

Është vendosur. Tirana do të aktivizojë me shumë mundësi Bruno Lulajn në mbrojtje së bashku me Behiratçen, Najdovskin dhe Ismajlgecin. Kjo është gjetja e Orges Shehit në këtë sfidë të radhës. Bardheblutë kanë peshuar gjatë mundësitë dhe me të gjitha gjasat do të ndryshojnë edhe mënyrën e lojës, por Shehi nuk ka zbuluar më shumë.

TIRANA 1

Për më tepër që Tirana është munduar në stërvitjen e fundit. Lulaj edhe në ndeshjen e fundit ishte në fushë, por u ndëshkua me karton të kuq dhe e la skuadrën me 10 vetë.

Dihet që Tiranës i mungon Kristijan Toshevski, i cili ka probleme dhe nuk do të luajë në derbi, ndërsa Shehi ka improvizuar një nga krahët e mbrojtjes, ashtu siç mund të bëjë edhe këtë derbi.

Orges Shehi, gjatë këtyre dy ditëve të fundit, ua ka bërë të qartë lojtarëve që të qetësohen dhe të hedhin pas shpine çfarë ndodhi në Durrës.

Edhe dje është folur gjatë për këtë sfidë, duke kërkuar vëmendje te goditjet standarde, ndërsa skuadra është monitoruar gjatë nga stafi drejtues. Skuadra gjithashtu është takuar edhe me presidentin Refik Halili.

ANTI-PARTIZANI – Me Behiratçen që mund të rikthehet, formacioni pritet të jetë i njëjtë si në sfidën me Kastriotin. Trajneri Orges Shehi ka një dyshim të vogël në këtë sfidë. Në vend të Toshevskit do të luajë Bruno Lulaj që spostohet djathtas e Ismajlgeci majtas. Kjo mbetet për t’u parë.

Pjesa tjetër e skuadrës është me Bekajn në portë, Behiratçen, Najdovskin, Përgjonin, Ismajlgecin, Deliun, Aleksin, Kallakun dhe treshen e sulmit, Hasani, Xhixha dhe Patrik.

Ekipi është grumbulluar në një nga hotelet në kryeqytet dhe vetëm pak orë para ndeshjes do të jetë në stadium.

Për sa u përket kartonëve, tre lojtarët që rrezikojnë takimin me Partizanin janë: Visar Bekaj, Redon Xhixha dhe Albano Aleksi.

Të tre janë me nga tre të verdhë, ndërkohë që nëse ndëshkohen edhe me kartonin e katërt me Partizanin, që luhet në “Air Albania”, humbasin takimin me kurbinasit.

Dy gola të Redon Xhixhës i kanë siguruar fitoren 2-0 Tiranës në derbi ndaj Partizanit në tetor duke e zgjatur në 6 numrin e serisë së ndeshjeve pa fitore të të kuqve në sfidat në kryeqytet.

tirana

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"