FORMACIONI I MUNDSHËM/ Partizani do autokritikë dhe shton duelet e titullarëve, ka dilema në çdo repart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2023 | 15:36

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Partizani do autokritikë dhe shton duelet e titullarëve, ka dilema në çdo repart

Pas asaj ndeshjeje të parë shumë të zbehtë, por të fituar me shifrat minimale 0-1 me atë gol të Mbasë, të dhuruar nga portieri, Partizani do të kërkojë ditën e nesërme të rikthejë “nderin” në vend në betejën e “Air Albania”-s ndaj kampionëve të Andorrës, Atletik Eskaldes. Të kuqtë kërkojnë autokritikë në këtë betejë dhe gjatë javës janë përpjekur të rregullojnë problemet e shumta të shfaqura në Andorrë.

partizani

Trajneri Zekiç ka analizuar me detaje përballjen e luajtur në transfertë, ku janë evidentuar problemet dhe dobësitë e kundërshtarëve, të cilën në sfidën e parë nuk i njihnin fare. Në stërvitje trajneri Zekiç është përpjekur të punojë më së shumti me sulmin, që natyrshëm do të ketë më shumë punë në këtë sfidë, duke marrë parasysh forcën e kundërshtarit. Pas asaj ndeshjeje në Andorra në kampin e kuq nuk e kanë vënë në dyshim kualifikimin, por kanë ndjerë mjaft keqardhje për lojën e vakët dhe faktin që nuk e mbyllën që në përballjen e parë çështjen e kualifikimit. Gjithsesi, tashmë është shansi i autokritikës dhe nuk duhet ta hedhin në erë.

FORMACIONI – Gjatë javës Zekiç ka punuar me disa module dhe ka provuar shumë lojtarë për në formacion. Krahasuar me ndeshjen e fundit, tekniku kroat pritet të bëjë ndryshime, teksa 11-shja nuk është saktësuar 100%, nisur edhe nga dyshimet e shumta që mund të ketë vetë trajneri. Në mbrojtje, një mundësi është rikthimi i Sembenesë në qendër të mbrojtjes, me Koçijan, që mund ta nisë nga stoli, pavarësisht se bëri një paraqitje shumë të mirë në sfidën e parë. Zekiç kërkon më shumë muskuj në mbrojtje për këtë ndeshje.

Ndërkohë, në mesfushë, Taipi e ka futur në mendime trajnerin Zekiç me paraqitjet e tij në stërvitje, por edhe për ndeshjen. Në sfidën e shkuar u vu re qartë se mesfusha kishte nevojë për një lojtar më elokuent me topin në këmbë. Ndërkohë, sa i përket sulmit, mbetet për tu parë se kush do ta fitojë duelin mes Grezdës dhe Da Silvës, me gjakovarin, që shihet sërish i avantazhuar. Me siguri ditën e sotme Zekiç do të ketë vendosur gjithçka. Kjo sfidë do të shihet me mjaft kuriozitet sa i përket impenjimit dhe natyrshmërisë që do të ketë skuadra gjatë lojës.

formacioni i mundshem (1)

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"