Formacioni i mundshëm/ Edon Hasani ia del, Kastrioti luan për triumf në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2023 | 11:45

Formacioni i mundshëm/ Edon Hasani ia del, Kastrioti luan për triumf në Durrës

Kastrioti do të luajë sot kundër Teutës në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Nën drejtimin e trajnerit Ardian Mema dhe mbështetjes nga afër të presidencës, krutanët i kanë dhënë fund dje përgatitjeve për këtë sfidë.

kastrioti

Ulja e Memës në stol ka konsoliduar më shumë ekipin, gjë që u vu re më shumë edhe në miqësoren e zhvilluar në Shkodër. Sa i përket klasifikimit, Teuta ndodhet në fundin e tabelës me 14 pikë, ndërsa Kastrioti ka katër pikë më shumë dhe mban vendin e shtatë.

Megjithatë do të jetë një duel i ashpër, kjo edhe për pozitat dhe distancën e vogël që kanë ekipet në renditje. Sa i përket statistikave të këtij sezoni, kjo do të jetë përballja e dytë, pasi në të parën ishin krutanët që dolën fitues 2- 1 në Kamzë.

Ndërkohë, trajneri Mema është i qartë se kë do të hedhë në fushë. Porta mbetet e pandryshuar me Salin, ndërkohë në mbrojtje do të rreshtohen katër, me Kodrën, Adolf Selmanin, Prenkoçeviç dhe Stojanoviç. Në mesfushë ai do t’i besojë Karakaçit, Onanungës dhe Edon Hasanit që mesa duket është gati. Ndërkohë përpara do të jetë Greca, Zogaj dhe Santiago Selmani.

kastrioti

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"