Formacioni i derbit, Orges Shehin e shqetëson një futbollist i prapavijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2022 | 17:41

Formacioni i derbit, Orges Shehin e shqetëson një futbollist i prapavijës

Tirana vazhdon të ketë dyshime për takimin me Partizanin. Halli i vetëm i Shehit është Zhozelin Behiratçe. Lojtari është në luftë me kohën për të riaftësuar Behiratçen, ndërsa gjasat janë që mbrojtësi rrezikon sfidën e 21 dhjetorit. Lojtari ka një shqetësim që prej Kastriotit, por do të pritet deri sekondën e fundit për të parë nëse lojtari do të luajë apo jo.

TIRANA 1

Dilema tjetër e Shehit është se cili nga futbollistët do të luajë nëse nuk riaftësohet Behiratçe. Me shumë mundësi në fushë do të jetë Bruno Lulaj si qendërmbrojtës. Për t’u parë është edhe fakti nëse do të eksperimentohet sërish, Ismajlgeci djathtas e Përgjoni majtas. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon në asnjë moment. Dihet që Tiranës i mungon Kristijan Toshevski, i cili ka probleme dhe nuk do të luajë në derbi, ndërsa Shehi ka improvizuar në dy krahët e mbrojtjes, ashtu siç mund të bëjë edhe këtë derbi.

Orges Shehi, gjatë këtyre dy ditëve të fundit, u ka bërë të qartë lojtarëve që të qetësohen dhe të hedhin pas shpine çfarë ndodhi në Durrës. “Tani duhet të fitojmë derbin”, mësohet të ketë thënë Orges Shehi.

KARTONËT – Sa u përket kartonëve, tre lojtarët që rrezikojnë takimin me Partizanin janë: Visar Bekaj, Redon Xhixha dhe Albano  Aleksi. Të tre janë me tre të verdhë, ndërkohë që nëse ndëshkohen edhe me kartonin e katërt me Partizanin, që luhet në “Air Albania”, humbasin takimin mekurbinasit. Kështu, derbi i kryeqytetit do të zhvillohet po tëmërkurën më datë 21 dhjetor, pordo të startojë prej orës 20:00.Siç dihet, këtë sfidë e organizonTirana dhe tifozët bardheblupritet të jenë më të shumtë nënumër. Kjo sfidë pritet të tregojëshumë mbi forcën e dy ekipeve.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"