Formacionet zyrtate/ Gjimshiti titullar në sytë e Panuçit, Berisha vazhdon të ngrohë stolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 19:55

Formacionet zyrtate/ Gjimshiti titullar në sytë e Panuçit, Berisha vazhdon të ngrohë stolin

Sfida mes Romës dhe Atalantës do të përmbyllë javën e dytë të Serisë A. Në këtë takim do të jetë prezent edhe trajneri i Kombëtares, i cili do të vëzhgojë nga afër i cili me siguri përformancën e shqiptarit. Vetëm mbrojtësi Berat Gjimshiti është preferuar titullar nga trajneri i Atalantës, Gasperini, ndërsa Berisha vazhdon të ngrohë stolin.

berat gjimshiti

Si Roma edhe Atalanta vijnë në sfidën e sotme pas fitoreve në javën e parë. Për sa i përket Gjimshitit, ai mesa duket është shndërruar në një titullar te zikaltërit, duke bindur trajnerin italian.

FORMACIONET ZYRTARE: 

ROMA: Olsen, Florenci, Manolas, Fazio, Kolarov, Pelegrini, De Rosi, Kristante, Ynder, Pastore, Xheko.

ATALANTA: Golini; Palomino, Mançini, Gjimshiti, Kastagje, Pesina, Valzania, Rigoni, Ali Adnan, Pasaliç, Zapata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"