Formacionet e mundshme të sfidës Çeki-Shqipëri/ Silvinjo fikson titullarët, balotazh në mesfushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2023 | 10:28

Formacionet e mundshme të sfidës Çeki-Shqipëri/ Silvinjo fikson titullarët, balotazh në mesfushë

Kombëtarja u dha fund përgatitjeve në stadiumin “Fortuna Arena” me një seancë që zgjati pak më shumë se një orë në fushën ku sot në orën 20:45 do të luajë kundër Çekisë. gh,.

Trajneri Silvinjo ka provuar situata të ndryshme loje, por nuk ka dhënë asnjë indicie fikse për 11 titullarët, pasi pjesën më të madhe të taktikës e ka bërë në seancën e fundit në Tiranë. Dje është konfirmuar mungesa e mesfushorit Qazim Laçi, i cili nuk udhëtoi me skuadrën drejt Pragës. Për shkak të gjendjes gripale, lojtari ka qëndruar në Tiranë dhe stafi teknik shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjen e dytë ndaj Polonisë, që do të luhet më 10 shtator.

Si për ironi të fatit, Laçi është i vetmi lojtar i grumbulluar nga Silvinjo që luan në kampionatin çek, pikërisht me Spartën e Pragës. Ai e priste më shumë se kushdo këtë përballje, por nuk ishte e thënë të luante në stadiumin ku shpesh angazhohet me Spartën. Ndërkohë, sa u përket titullarëve kuqezi, dilema më e madhe e Silvinjos është mesfusha, pasi në pozicionet e tjera ka vendosur prej ditësh Klaus Gjasula dhe Kristjan Asllani janë në balotazh për një vend, teksa me skemën 4- 2-3-1, i sigurt në mesfushë është Ylber Ramadani. Me kapitenin Etrit Berisha në portë, përpara tij do të rreshtohen Elseid Hysaj në të djathtë dhe Mario Mitaj në të majtë.

Mirëpo, edhe Ivan Balliu është kandidat potencial për formacionin dhe nëse luan ai nga minuta e parë, Silvinjo pritet të spostojë Hysajn majtas, ndërsa qendra e mbrojtjes do të përbëhet nga Berat Gjimshiti dhe Adrian Ismajli. Sa i përket mesfushës, përveç balotazhit Asllani-Gjasula dhe Ramadanit titullar, i treti lojtar që pritet në këtë repart nga minuta e parë është Nedim Bajrami. Në krahët e sulmit do të luajnë Jasir Asani dhe Myrto Uzuni, por në garë për formacionin është edhe Taulant Seferi. Në majën e sulmit kuqezi do të jetë si zakonisht Sokol Cikalleshi, i cili po kalon një formë të mirë.
69

Nga Praga, KRISTI SEJATLLARI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"