Formacionet e mundshme/ Mbrojtës me numër për Milanin, Roma me disa mungesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 9:18

Formacionet e mundshme/ Mbrojtës me numër për Milanin, Roma me disa mungesa

Malik Çau ka dy ditë që stërvitet me ekipin dhe do të jetë të paktën i gatshëm për në stol sot kundër Romës, në 21:00. Mungesa të sigurta ato të Kalulusë, Pobegës që vijojnë punën e personalizuar me trajnerit që nuk ka dyshime për titullarët.

milan roma

Përpara Menjasë do të rreshtohen Kalabria e Teo nga krahët me Kjaer e Gabian në qendër. Diga e mesfushës do të përbëhet nga Benaser dhe Reijnders, ndëkrohë që pas shpinës së Zhirusë do të veprojnë Loftus-Çik me Leaon dhe Pulisiçni në korsi.

Sa i përket Romës, do të mungojnë Azmun si dhe Huijsen dhe Kristensen që nuk janë në listën UEFA. Pa të skualifikuarin Ndika, është Smollin që kandidon për një fanellë titullari. Të gjithë sytë e romanistëve janë gjithashtu në krahët, me Çelik dhe Spinacola të avantazhuar ndaj Karsdorpit dhe Anzhelinos, por edhe në mesfushë, ku Kristante dhe Paredes duken të paprekshëm ashtu si edhe Mançini që pati ankuar jnë problem fizik i cili me sa duket është zgjidhur.

form

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"