Forma mbresëlënëse e Ramadanit, lider në Serinë A për statistikën e rëndësishme për mesfushorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2023 | 19:55

Forma mbresëlënëse e Ramadanit, lider në Serinë A për statistikën e rëndësishme për mesfushorët

Ylber Ramadani vazhdon të tregojë një formë mbresëlënëse me fanellën e Leçes në Serinë A dhe vlerësimet për të nuk mungojnë. Por mbi të gjitha, formën e jashtëzakonshme që po kalon e vërtetojnë statistikat që regjistron futbollisti i Kombëtares shqiptare, edhe pse ka pak muaj në elitën e futbollit italian.

ramadani

Ramadani është kthyer në një “digë” thuajse të pakalueshme para mbrojtjes së Leçes dhe këtë e vërtetojnë edhe statistikat, pasi ai është lideri i Serisë A sa i përket një veprimi të rëndësishëm për lojtarët me tipare mbrojtëse në mesfushë.

Sipas të dhënave të grumbulluar nga “Opta”, ai ka regjistruar 57 rikuperime topi duke ua hequr kundërshtarëve deri tani në Serinë A, duke qenë i pari në këtë klasifikim të veçantë.

Përveç kësaj, ai është i palodhur duke dhënë gjithçka në fushën e lojës, pasi me një mesatare prej 12,294 kilometrash në ndeshje, Ramadani rezulton të jetë lojtari i tretë që vrapon më shumë në Serinë A në këtë edicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"