Flamurtari zyrtarizon goditjen e dytë në merkato, vjen një mbrojtës nga Tetova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2017 | 15:12

Flamurtari zyrtarizon goditjen e dytë në merkato, vjen një mbrojtës nga Tetova

Flamurtari ka zyrtarizuar goditjen e dytë në merkaton e verës teksa ka prezantuar mbrojtësin e djathtë maqedonas nga Tetova, Goran Siljanovski. 26-vjeçari bëhet afrimi i dytë i vlonjatëve pas mbrojtësit Ditmar Bicaj.

siljanovksi

Siljanovksi është prezantuar nga trajneri Shpëtim Duro, i cili i njeh cilësitë e tij pasi e ka parë nga afër në kohën që drejtonte Shkëndijën në Maqedoni. Mbrojtësi është aktivizuar gjatë karrierës së tij me Vardarin, Renovën dhe Rabotniçkin. Me këtë të fundit Siljanovski luajti në 3 sezonet e fundit. Ai është aktivizuar gjithashtu në 4 ndeshje me kombëtaren e Maqedonisë.

siljanovksi2

siljanovksi1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"