“Flamurtari meriton respekt”, Birçe: Lojtarët nxitohen, po ikin pa dinjitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 15:45

“Flamurtari meriton respekt”, Birçe: Lojtarët nxitohen, po ikin pa dinjitet

Trajneri i Flamurtarit, Luan Birçe, ka folur pas humbjes së skuadrës së tij, nga Laçi, për mikrofonin e “Supersport”. Ai nuk ka qenë i kënaqur dhe ka thënë se lojtarët që janë larguar, kanë ikur pa dinjitet.

bandicam 2019-12-08 15-34-06-338

Çfarë i mungon skuadrës? “Pjesë të parë e patëm të ekuilirbuar. Goditëm shtyllën, patën dy raste të pastra, por nuk shënuam. Në pjesën e dytë e nisëm keq, me kalimin e minutave presioni i golit bëri të veten. Te goli i parë kam pretendimet e mia, nuk ishte korne. Mbas golit të dytë çdo gjë u bë e vështirë. Në kontigjentin që kemi dhe situatën që jemi e këmi të vështirë. Lojtarët kishin pretendime ndaj arbitrit, mbase kishin të drejtën e tyre”.

Goli i parë? “Ishim të papërgatitur te goli i parë. Në situata të tillë i kam këshilluar futbollistët që të mos merren me arbitrin, ta kenë mendjen në fushë. Është e pafalshme me ta. Pas goditjes së topit në shtyllë, askush nuk reagoi. Pas golit për ne bëhet më e vështirë të reagojmë”.

A ka shpresë për Flamurtarin? “Kjo pyetje përsëritet gjithmonë. Unë dua të falenderoj çunat që japin maksimumin. Unë e kuptoj opinion sportiv. Situata jonë ginanciare është deklaruar nga presidenti dhe presim të zgjidhet situata. Ne do vazhdojmë të bëjmë punënë tonë, ndeshje pas ndeshje do japim maksimumin”.

Është e mundur të vazhdohet? “Flamurtari po lëngon dhe më vjen keq. Të gjithë ata lojtarët që largohen, kanë bërë zgjedhjen e gabuar, pasi Flamurtari është një ekipi i madh dhe meriton respekt. Fajin ia u hedh atyre, pasi largohen pa dinjitet nga ekipi, dhe në mënyrë të nxituar. Mund të iknin në janar me konsesus”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"