Flamurtari kryen goditjen e radhës, kthen në shtëpi ish-sulmuesin që ishte pjesë e Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2024 | 16:06

Flamurtari kryen goditjen e radhës, kthen në shtëpi ish-sulmuesin që ishte pjesë e Kastriotit

Flamurtari po tregohet aktiv në këtë fill të procesit të merkatos së dimrit. Klubi vlonjat së fundmi ka kryer goditjen e radhës dhe bëhet fjalë për rikthimin në shtëpi të një ish-sulmuesi. Pikërisht bëhet fjalë për Gersi Diamanti, i datëlindjes 15 tetor 1999.

diamanti

Në pjesën e parë të sezonit Diamanti ishte pjesë e Kastriotit dhe tani rikthehet në shtëpi me shpresën që kuqezinjtë të arrijnë objektivin madhor, ngjitjen në Kategorinë Superiore. Lojtarin e ka prezantuar vetë drejtori Alfred Ferko.

Ja njoftimi i klubit në rrjetet sociale për afrimin e Gersi Diamantit:

“Gersi Diamanti rikthehet zyrtarisht si futbollist Flamurtari Football Club.

Emri: Gersi

Mbiemri: Diamanti

Datëlindja: 15 Tetor 1999

Pozicioni: Sulmues

Karriera :

2024- Flamurtari F.C

2023 – 2024 KF Kastrioti ( Shqipëri )

2022 – 2023 KF Egnatia ( Shqipëri )

2017 – 2022 Flamurtari F.C ( Shqipëri )

Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi të Flamurtari F.C”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"