Flamurtari, ja kush janë të rrezikuarit dhe të preferuarit, Veliu pranë “divorcit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2015 | 12:10

Flamurtari, ja kush janë të rrezikuarit dhe të preferuarit, Veliu pranë “divorcit”

flamurtari-skenderbeuReagimi i fortë i administratorit të Fla murtarit, Sinan Idrizi, pas humbjes ndaj Apolonisë duket se do të vihet në zbatim menjëherë pas ndeshjes së radhës që kuqezinjtë do të luajnë në Shkodër kundër Vllaznisë. Ultimatumi për rezultat pozitiv në këtë takim është vendimtar për ekipin, edhe pse tashmë asnjë nuk është i sigurt në Vlorë.

Burime pranë klubit vlonjat treguan dje për “Panorama Sport” se nuk do të falet më asnjë dështim tjetër, çka do të thotë se do të jetë shumë e rëndë, nëse do të pësohet humbja e tetë radhazi në Shkodër.

Por, një tjetër opsion është që të “dënohen” senatorët, të cilët luajtën në ndeshjen me Apoloninë, ku Flamurtari pësoi humbjen. Edhe pse klubi kërkon që të mos humbasë në këtë ndeshje, por të fitojë për shkak të shtatë humbjeve radhazi, drejtuesit kanë edhe një tjetër plan: mosaktivizimin e lojtarëve që zhgënjyen në Fier. Natyrisht, për ata të cilët thuajse janë të larguar tashmë, zyrtarizimi duket çështje ditësh…

Për më shumë, lexoni versionin print të gazetës “Panorama Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"