Flamurtari i nis me fitore miqësoret në Maqedoni, shënojnë zëvendësuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2017 | 20:19

Flamurtari i nis me fitore miqësoret në Maqedoni, shënojnë zëvendësuesit

Skuadra e Flamurtarit ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore në Maqedoni, ku kuqezinjtë po kryejnë fazën përgatitore për sezonin e ri. Trajneri Duro ka parë gjendjen e ekipit në ndeshjen e organizuar ndaj FK Makedonija, e mbyllur me suksesin 3-2 të Flamurtarit.

flamurtari maqedoni

Trajneri ka hedhur në fushën e lojës një rreshtim 4-4-2 në këtë sfidë të parë me Nurkoviç në portë, ndërsa para tij rreshtoheshin Jakovljeviç, Bicaj, Veliu dhe Mersini. Katërshja e mesfushës përbëhej nga Siljanovski, Useini, Pollozhani dhe Musta. Ndërkaq, dyshja e sulmit titullarë në këtë sfidë përbëhej nga Zhufo dhe Bushiç.

Megjithatë, suksesi 3-2 për ekipin erdhi falë kontributit të stolit, pasi përveç Veliut që shënoi rrjetën e parë për vlonjatët, dy golat e tjerë u realizuan nga zëvendësuesit Hoxhaj dhe Kamara. Për Duron, kjo ndeshje ishte e rëndësishme për të filluar përshtatjen e futbollistëve me rreshtimin taktik, pasi dihet që në këtë pjesë të fazës përgatitore, lojtarët nuk janë në kushtet më optimale për shkak të ngarkesave të larta fizike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"