Flamurtari futet fuqishëm në merkato, ja sa afrime priten në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2023 | 22:45

Flamurtari futet fuqishëm në merkato, ja sa afrime priten në janar

Flamurtari nuk e ka ndalur punën. Prej dy ditësh po stërvitet dhe pritet që kështu të vijojë deri në mesin e javës tjetër, për të marrë më pas pushimet e fundvitit.

flamurtari

Më pas përgatitjet pritet që rinisin javën e parë të janarit dhe nuk përjashtohet mundësia që të kryejnë edhe një fazë jashtë vendit. Por, kjo mbetet për t’u përcaktuar. Pas katër largimeve të fundit, dje skuadra ka rënë në qetësi.

E megjithatë, kjo situatë nuk do të zgjasë shumë. Nuk përjashtohet mundësia e “skarcimeve” të radhës. Ashtu sikundër priten edhe afrimi i të paktën katër prurjeve të reja, sipas burimeve pranë klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"