Flamurtari “fluturon” me produktin vendas, përveç Diamantit shënoi edhe një 18-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 23:35

Flamurtari “fluturon” me produktin vendas, përveç Diamantit shënoi edhe një 18-vjeçar

Gersi Diamanti gjeti golin me Flamurtarin, pasi rikthimit të tij nga Kastrioti. Pas ndeshjes për “Panorama Sport” 24-vjeçari u shpreh: “Ndihem mirë që shënova. Jam i kënaqur edhe me fitoren, pasi jemi Flamurtari dhe duhet të shkojmë aty ku e kemi vendin.

FLAMURTARI

Ndihemi shumë mirë, pasi jam në shtëpinë time. Ashtu siç bëra ndaj Burrelit, dua të shënoj edhe në vazhdim për të ndihmuar sa më shumë Flamurtarin në arritjen e objektivit”.

18-vjeçari

Arlind Leshi vulosi rezultatin, duke shënuar në kohë shtesë. Arlind Leshi “fluturoi në ajër” pas shënimit të golit dhe shkoi të festonte me tifozët e tribunës C. 18-vjeçari i akademisë vlonjate nuk e ka për herë të parë që shënon me skuadrën e parë.

“Më gëzon fitorja, na duhej ky rezultat. Falënderoj trajnerin dhe drejtuesit e klubit për besimin që kanë tek unë. Do të bëj maksimumin në çdo ndeshje për ta shpërblyer këtë besim. Duhet të shikojmë para dhe të fitojmë edhe në ndeshjet e radhës”, u shpreh Leshi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"