Fjalët e para të Deshamp pas disfatës: Këtë ndeshje e humbëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2016 | 23:57

Fjalët e para të Deshamp pas disfatës: Këtë ndeshje e humbëm…

Didier Deshamp nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas disfatës historike përballë Portugalisë në finalen e Euro 2016.

d3fbd

“Kemi shpërdoruar një rast unik për të fituar një Europian në shtëpinë tonë”, tha ai për televizionin “M6” pas ceremonisë.

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar, ka zhgënjim shumë të madh. Do të duhet të kalojë pak kohë për ta kapërdirë këtë situatë. Ne kemi fituar së bashku, kemi vuajtur së bashku dhe sot kemi humbur të gjithë së bashku.

Jemi të ndërgjegjshëm që kemi vënë në lëvizje francezët, do të ishte e mrekullueshme që t’u ofronim trofeun në shtëpinë tonë, por nuk ishte e thënë”, ishin fjalët e para të trajnerit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"