“Fituam një lojë të fortë dhe me nerva”, Nica nuk fshihet: Të përforcojmë psikologjinë se mund të luajmë si të barabartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2023 | 16:34

“Fituam një lojë të fortë dhe me nerva”, Nica nuk fshihet: Të përforcojmë psikologjinë se mund të luajmë si të barabartë

Trajneri i Kukësit, Stavri Nica, nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për rritjen e ritmit të skuadrës që drejton, e cila po merr rezultate dhe pak nga pak po i largohet fundit. Fitorja ndaj Laçit ishte e tillë dhe ai ka vlerësuar përpjekjen e futbollistëve.

bandicam 2023-10-22 16-23-18-579

“Sigurisht është kënaqësi kur del me fitore, por loja ishte e tillë. Ishte lojë e fortë, pak me nerva, por shpirti i garës po ndikon te skuadra jonë. Po ndikon edhe orientimi i mirë në të gjithë fazat dhe kjo po na jep hap pas hapi siguri për kundërshtarët sado të fortë të jenë.

Edhe njohja e kundërshtarit është plus i madh, sa më mirë ta njohësh aq më mirë merr masa për çdo individ, taktikë individuale, markimet, zonën, etj. Kjo është një nga zgjidhjet, më shumë është që në fushën tonë të jemi e krijojmë veprime sulmuese, të jemi më bindës në lojën tonë dhe besoj se jem në rrugë të mirë.

Ai që stërvitet gjithë kohës e stërvitet mirë, do të futet në lojë. Kjo është formulë e vjetër. Në këtë aspekt, grupi e pranon cilindo në formacion, nuk ka hatërmbetje e probleme të kësaj natyre. Ne presim se siç është Hasaj, duhet të përkrahim e i japim dorë se i fiton futbolli. Ndryshe është të kesh vendali e duhet pak kurajë, mua nuk më mungon dhe po jep fryte.

Të barabartë me skuadrat pretendente? Patjetër do futur e forcuar kjo psikologji, por gjithmonë në bazë të aktorëve e nivelit që kemi në skuadër. Duhet të bëjmë disa gjëra shumë më mirë se skuadrat që kanë cilësi të tjera brenda. Edhe me Partizanin, tregoi ajo ndeshje se lojtarët duhet të marrin më shumë përgjegjësi, të marrin më shumë përsipër për t’u ngjitur në nivel”, tha Nica për “MCN” pas përfundimit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"