“Fitorja ndaj Kukësit na çliroi”, Selmani: Luftojmë deri në fund edhe me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2023 | 12:57

“Fitorja ndaj Kukësit na çliroi”, Selmani: Luftojmë deri në fund edhe me Tiranën

Santiago Selmani ishte autor i golit të vetëm ndaj Kukësit, që i dha një fitore shumë të çmuar Kastriotit në një moment delikat, ku po diskutohet seriozisht mbijetesa në Kategorinë Superiore. Ky gol me vlerë tri pikë shton shanset e krutanëve për qëndrimin në elitë.

selmani

Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, sulmuesi tregon se ai ndaj Kukësit ishte një gol që më së shumti i vlejti ekipit, teksa lë të kuptohet se krutanët nuk janë dorëzuar, edhe pse do të duhet një skenar thuajse “i çmendur” që krutanët të mbijetojnë në elitën e futbollit shqiptar. Një tjetër gol për ju personalisht dhe një fitore shumë e çmuar për mbijetesën.

Sa besoni Kastrioti?
Ishte një gol që vlejti shumë për ekipin, pasi morëm tri pikë shumë të vyera, por edhe në aspektin personal jam i lumtur që shënova dhe Kastrioti fitoi. Ishte një gol shpresëdhënës, që na jep besim për të vazhduar me të njëjtin ritëm betejën e mbijetesës deri në ndeshjen e fundit.

Sa ju ndihmoi në aspektin psikologjik ky triumf?
Përveç tri pikëve, goli vlejti shumë edhe në përmirësimin e anës psikologjike, sepse pas humbjes me Bylisin gjendja psikologjike e ekipit ishte shume e rënduar. Profesor Çela ka punuar shumë me ne në aspektin mental dhe besoj se do të jemi në garë deri në fund për mbijetesën.

Keni nisur përgatitjet post-Tirana, si po shkojnë dhe si e prisni këtë përballje?
Pas fitores ndaj Kukësit jemi më të çliruar nga ana psikologjike, kështu që ndaj Tiranës së vendit të parë, pretendente kryesore për titullin, na pret një përballje e vështirë, por jemi të vendosur të luftojmë fort ndaj çdo ekipi për të bërë të mundur mbijetesën.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"