Fitorja me Flamurtarin i afron me elitën, Takaj motivon Skënderbeun… Ja premio e majme e afruar nga presidenti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2023 | 19:30

Fitorja me Flamurtarin i afron me elitën, Takaj motivon Skënderbeun… Ja premio e majme e afruar nga presidenti

Skënderbeu vijon për gatitjet për ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni.

mc,nmc,

Korçarët luajnë të shtunën me Flamurtarin dhe një fitore e mundshme në këtë transfertë do t’i afronte edhe më shumë me objektivin “Superiore”. Atmosfera në kampin bardhekuq duket mjaft e qetë dhe skuadra nën drejtimin e Ivan Gvozdenoviçit po punon me përqendrimin maksimal.

PREMIO NGA TAKAJ Për të motivuar edhe më shumë lojtarët dhe stafin në prag të kësaj sfide të rëndësishme ka menduar edhe kryesia e klubit. Presidenti Ardjan Takaj ka premtuar një shpërblim të majmë. Ai do të akordojë 20 milionë lekë të vjetra në rast fitoreje në Vlorë. Një motivim ekstra për të dhënë dhe marrë maksimumin në këtë përballje, që i afron edhe më shumë me Kategorinë Superiore.

PLANET E GVOZDENOVIÇ Në një ndeshje kaq vendimtare, Ivan Gvozdenoviç kërkon perfeksionin. Është ky shkaku që gjatë këtyre ditëve po i mëshon ndejshëm përqendrimit. Kërkon një ekip sa më të vëmendshëm ndaj çdo detaji në fushë dhe të mos i lërë asgjë rastësisë. Një pjesë dërrmuese të çdo seancë ia ka kushtuar edhe anës psikologjike. Që të jenë të saktë teknikisht dhe taktikisht duhet të jenë të qetë në mendime. E megjithatë, merakun më të madh e ka diku tjetër.

Gjendja e ekipit dhe lojtarët që do të duhet të hedhë në fushë këtë fundjavë janë ajo që e mendon. Serbi ka filluar të bëjë plane për formacionin e mundshëm, por disa dilema i ka ende. Prapavija është e kompletuar me Ruçin në portë dhe katërshen Frashëri-Randi-Prençi-Idrizaj në mbrojtje. Në mesin e fushës është i pavendosur për “ekranin”. Ky rol mbetet pezull mes Rapës dhe Pecanit, që do të vazhdojnë luftojnë për një vend titullari. Mandej Liço dhe Moraesh, por edhe Lika me Abubakar janë gati për të mbështetur Temitopen në majë te sulmit.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"