“Fitorja më e rëndësishme, e lamë prapa Partizanin dhe Vllazninë”, Malota: Egnatia i ka dominuar të gjithë ekipet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 17:49

“Fitorja më e rëndësishme, e lamë prapa Partizanin dhe Vllazninë”, Malota: Egnatia i ka dominuar të gjithë ekipet

Kapiteni i Egnatias, Renato Malota, e cilësoi fitoren e sotme ndaj Partizanit si ndoshta më të rëndësishmen në këtë pikë të sezonit. Ai theksoi se me këtë fitore, skuadra e tij linte pas kundërshtarët e rrezikshëm, duke i dominuar thuajse të gjithë.

sadsadsadsaasdasd

“Normalisht në këtë pikë që është kampionati, është një fitore shumë e rëndësishme për të mos thënë më e rëndësishmja për ne në këtë kampionat. E lamë prapa Partizanin dhe i shkëputemi edhe Vllaznisë 6 pikë ndaj mendoj se ishte shumë e rëndësishme.

Duke parë që ne kishim mungesa dhe luajtëm me një skemë të re që nuk është se e kemi praktikuar shumë me tre mbrapa, me Aleksin e Fangajn në qendër që nuk janë rolet e tyre, mendoj se deri diku çdo gjë shkoi mirë. Por e përgjithshmja mendoj se shkoi mirë.

Goli i Partizanit do të thosha që erdhi nga një gabim në qendër të mesfushës dhe na kapi në tranzicion. Ndaj dua ta shoh edhe një herë. Meqë isha i fundit, isha në mes të dy lojtarëve të Partizanit. Mendoj se është edhe meritë e kundërshtarit.

A bën Egnatia diferencën? Mendoj se deri në këtë pikë e kemi treguar këtë gjë. Normalisht çdo ekip ka oshilacionet e veta nga mungesat e dëmtimet, por deri në këtë pikë e kemi merituar dhe në këtë kampionat e meritojnë plotësisht vendin e parë dhe të gjithë ekipet i kemi dominuar deri diku”, tha Malota për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"