Fitorja madhështore e Atalantës ndaj Liverpulit, Gjimshiti i pakalueshëm/ Shikoni notën dhe statistikat e shqiptarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 23:55

Fitorja madhështore e Atalantës ndaj Liverpulit, Gjimshiti i pakalueshëm/ Shikoni notën dhe statistikat e shqiptarit

Atalanta arriti një fitore madhështore në “Anfield” ndaj Livepulit me rezultatin 0-3, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinalen e Ligës së Europës. Titullar në këtë përballje, u aktivizua edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, që zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse. 

GJIMSHITI ATALATAN

Shqiptari u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa fitoi 5 nga 7 duelet me kundërshtarët, bllokoi 1 gjuajtje të rrezikshme, si dhe krijoi një shans të madh shënimi. Gjimshiti qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit.  

GJIMSHITI SOFA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"