Fitorja e Egnatias dhuratë për ditëlindjen e Tetovës, trajneri: Ishte ndeshje për “Final Four”, mund të evitohej goli i pësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 17:34

Fitorja e Egnatias dhuratë për ditëlindjen e Tetovës, trajneri: Ishte ndeshje për “Final Four”, mund të evitohej goli i pësuar

Dhurata më e mirë për ditëlindjen e Edlir Tetovës, padyshim është fitorja e Egnatias kundër Partizanit. Pas sfidës trajneri i rrogozhinasve u shfaq tepër i kënaqur duke e cilësuar ndeshjen si në “Final Four”. Ai u shpreh se goli që morën ishte i evitueshëm.

bandicam 2024-04-14 17-23-24-360

“Mendoj që ishte një “Final Four” pasi vinim me 3 mungesa, por at që i zëvendësuan ja arritën më së miri, këto ishin sakrificat për ato 8 ndeshje që skishim bërë mirë. Mendoj që po ti shohim me statistika ne jemi prodhues, por sot nuk e shfaqëm për 90 minuta kjo edhe për shkak të rezultatit, e kërkova vetë si trajner. Ishte tamam si “Final Four”, e kisha përgatitur skuadrën për dy rezultatet, por kjo ishte ajo ndeshje që mungon një lojtar dhe vjen tjetri dhe bën maksimumin. Eksperienca e Xhemajlit dihet në mbrojtje, gabimet i ka me pikatore, Spahiu dihet pastaj tek pjesa lart, unë i kam të gjithë lojtarët shumë të rëndësishëm. Patjetër që kemi bërë gabime sidomos në 12 minutat e para, ndoshta vjen nga motivimi i tepërt dhe presioni i Partizanit ishte i mirë. Por pasi bëmë ndryshime në mesfushë ccdo gjë në pjesën e parë foli për ne. Tek goli i Partizanit ishte në formë tranzicioni, i kam kërkuar lojtarëve që të bënin faull dhe kjo nuk ndodhi, morëm një gol që ishte i evitueshëm”, përfundoi Tetova për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"