“Fitore me vuajtje”, mesfushori i Laçit: Ja cili është rivali më i fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2021 | 16:21

“Fitore me vuajtje”, mesfushori i Laçit: Ja cili është rivali më i fortë

Laçi fitoi ndaj Tiranës me rezultatin 1-0. Në përfundim të sfidës për mikrofonat e “Super Sport” ka folur dhe lojtari i sfidës Regi Lushkja.  Mesfushori ishte protagonist sepse shënoi golin e fitores me penallti në minutat e fundit.

Regi Lushkja

“Ishte ndeshje shumë e vështirë duke ditur që Tirana është ekip i fortë, ato pretendonin që sikur 1 pikë ishte mirë për ta, realizuam qëllimin që kishim.

Panik te ekipi

“Ndeshja kishte tension, ne pretendonim të merrnim tre piket dhe për këtë arsye ndeshja shkoi kështu. Fituam me vuajtje.”

Diskutim me Guindon për penalltinë?

“Jo nuk patëm probleme. U thashë çunave dhe e godita .Ishte pak e vështir sepse era ishte shumë e fort dhe ka probleme me kontrollin e topit.”

Sezoni i fundit, e shihni veten jashtë shtetit?

“Shpresoj që të bëj sa më mirë deri në fund të sezonit dhe pretendoj një hap më të madh jashtë vendit dhe shpresoj t’ia arrij. Ky është qëllimi.”

Cili është rivali më i fortë mes Tiranës, Vllaznisë dhe Kukësit?

“E vërteta është që të treja janë shumë të forta po mendoj se Tirana është me e fort♪ sepse kanë mbrojtje më solide dhe sulm të fortë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"