Fitore me përmbysje, Tirana tregon “dhëmbët” në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2019 | 22:25

Fitore me përmbysje, Tirana tregon “dhëmbët” në miqësore

Tirana mposhti me rezultatin 3-1 Besën e Kavajës në miqësoren e zhvilluar në kompleksin “Skënder Halili. Edhe pse miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit Onuh në minutën e 60-të, bardheblutë arritën të gjenin forcën, duke përmbysur rezultatin.

 

Tirana555

Dopieta e të riut Muçi në minutat 65-të dhe 85-të si dhe goli i Dokës në minutën e 87-të, i siguruan fitoren e parë bardhebluve në këtë minifazë përgatitore. Kujtojmë që më parë, Tirana qe mposhtur nga Skënderbeu dhe Laçi.

Tirana55

 

TIRANA-BESA 3-1

KOMENTI I NDESHJES: 

87′ Doka shkatërron një aksion të Besës, pason për Dajën i cili fton Grecën në të djathtë. Ky i fundit kthen saktë në qendër për Dokën, e kontrollon, rrotullohet brenda zonës dhe gjuan saktë me të majtën.

85′ GOL 2-1. Aksion i bukur i Tiranës, Greca bujur në të djathtë futet brenda zonës dhe bën më të mirën, pason Muçin në qendër të zonës që se kishte të vështirë të shënonte.

65′ GOL 1-1. Tirana barazon shifrat me të riun Muçi. 

Mema zëvendëson të gjithë lojtarët. Edhe Magani gradualisht bën freskim të ekipit me lojtarët e stolit

60′ GOL 1-0. Besa kalon në  avantazh me anë të sulmuesit Onuh.

Goli i Onuh

Pjesa e dytë me shumë zëvendësime për të dy ekipet.

45′ Pjesa e parë përfundon në barazim pa gola. Besa e mbylli në sulm, me një aksion të Celhakës dhe më pas një goditje dënimi të cilës iu përgjigj portieri Abibi duke e dërguar këndore.

40′ Ende pa gola. Tirana ka provuar me Hoxhallarin nga distanca dhe krosime te Kërçikut ne zonë, por la rezultat. Besa ka sulmuar disa herë me Celhakën, dy herë i është përgjigjur Abibi.

15 Minuta lojë nga ndeshja miqësore. Të dy ekipet të kujdesshme, por Tirana është më agresive dhe më kërkuese për golin e avantazhit. Besa e rreshtuar mirë taktikisht dhe nuk lejon hapësira për bardheblutë, duke synuar edhe lojën me kundërsulme.

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Abibi; Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari; Karabeci, Maveje, Hasani; Greca, Ngo, Halili. Trajner: A.Mema

Besa: Miraka; Çaço, Shaljani, Dikson, Biba; Deliu, Mllugja; Çelhaka, Cara, Ejo, Çekiçi. Trajner: G.Magani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"