Fitore me pasoja për Dinamon, humbet dy titullarë për ndeshjen e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 18:48

Fitore me pasoja për Dinamon, humbet dy titullarë për ndeshjen e radhës

Ishte një fitore me kosto për Dinamon e djeshmja kundër Teutës. Blutë e kryeqyteti kanë humbur dy lojtarë të rëndësishëm për ndeshjen e radhës me Kukësin dhe bëhet fjalë për mesfushorin Bakari Gudiabi dhe sulmuesin Baton Zabërgja.

dinamo teuta

Të dy kanë marrë kartonin e katërt të verdhë dhe janë të skualifikuar për ndeshjen e së dielës në Kukës. Rikthehet nga skualifikimi Lorenco Vila, i cili ndeshjen me Teutën e ndoqi nga tribuna, bashkë me Kaçorrin dhe Danajn, dy lojtarët të dëmtuar të Dinamos.

Mungesat e Gudiabit dhe Zabërgjës janë me peshë për blutë, që shpresojnë të rikuperojnë Kaçorrin, por do të jetë shumë e vështirë edhe për këtë lojtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"