Fitore me ide të qarta, Beqiri: Bylisi vjen nga Superiorja dhe atje duhet të rikthehet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 15:20

Fitore me ide të qarta, Beqiri: Bylisi vjen nga Superiorja dhe atje duhet të rikthehet

Jeton Beqiri e nis me fitore në krye të pankinës së Bylisit dhe debutim më perfekt nuk mund të kishte. Starti i mirë ka bërë optimist teknikun, i cili ka premtuar një kthim të shpejtë të skuadrës përsëri në elitë.

JETON BEQIRI

“Ishim përgatitur maksimalisht, pasi e dinim se përballë cilit ekip do të luanim. Djemtë u mobilizuan gjatë gjithë takimit për ta mbajtur nën kontroll lojën dhe ia dolëm që të shënonim dy herë, duke e nisur me një fitore shumë të rëndësishme sezonin. Bylisi vjen nga Superiorja dhe atje duhet të rikthehet. Ky ekip do ta realizojë objektivin”, tha trajneri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"