“Fitore e merituar e Partizanit”, presidenti Halili: Humbje që dhemb, ja çfarë nuk shkoi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 23:22

“Fitore e merituar e Partizanit”, presidenti Halili: Humbje që dhemb, ja çfarë nuk shkoi…

 Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli pas humbjes në derbin ndaj Partizanit me rezultatin 0-1, teksa në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes për mediat deklaroi.

halili

“E pamë të gjithë që nga një gabim ne pësuam një gol. Unë them që skuadra dhe lojtarët bënë të pamundurën për ta përmbysur rezultatin. Nuk arritëm të dilnim dhe të konkludonim. Fitorja ishte e merituar e Partizanit, nuk kemi ç’themi më shumë se kaq.

Duhet të flasim me stafin, nuk është e lehtë të bësh merkato në janar, në qoftë se gjejmë futbollistë që i duhen klubit, i marrim menjëherë. Duhet të shikojmë pikët, në qoftë se pikët nuk janë aty ku duhet, rezultatet janë jo të mirat. Kampionati është i gjatë. Me rastin e festave iu uroj të gjithëve gëzuar. Shpresojmë që të jetë më e mira për klubin tonë.

Mos janë 5 pikë diferencë nga kreu, apo 4? Se janë 5 se janë 4 kjo dhemb pak për ne, shpresoj që të bëjmë më të mirën në vazhdimësi. Kam besim te çunat. Derbi është i bukur, na dhemb njëçik humbja, shpresoj që ne të bëjmë më të mirën në vazhdimësi”, u shpreh Halili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"