“Fitoj edhe ndaj fëmijëve të mi”, trajneri Longo: Kemi grup shumë të fortë dhe të bashkuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 21:16

“Fitoj edhe ndaj fëmijëve të mi”, trajneri Longo: Kemi grup shumë të fortë dhe të bashkuar

Në fund të fitores me Dinamon foli trajneri i Kukësit ndër të tjera u shpreh:

diego longo

“Jam shumë i kënaqur me djemtë, jo vetëm në lidhje me rezultatin sepse është një miqësore. Por, për atë që treguan në fushë dhe kanë treguar se ky grup mund të kalojë çdo vështirësi. Deri sot kemi pasur shumë vështirësi, çdo ditë kemi luftuar kundër diçkaje apo dikujt, por grupi është i fortë dhe mëson çdo ditë, ndaj do të jemi gati për javën e ardhshme.

Unë gjithnjë dua të fitoj edhe kundër fëmijëve të mi. Nuk jemi me vonesë për merkaton, pasi ne kemi një grup lojtarësh shumë të fortë dhe të bashkuar. Tani varet nga klubi, por edhe unë pres ndonjë përforcim sepse jemi pak numerikisht, por si kualitet grupi më shkon mirë edhe kaq”, tha Longo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"