Fitoi me 6 gola, Sauthgejt i çudit të gjithë: Jam pak i mërzitur, duhet të bëjmë më mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2022 | 17:33

Fitoi me 6 gola, Sauthgejt i çudit të gjithë: Jam pak i mërzitur, duhet të bëjmë më mirë

Anglia ka nisur me një fitore bindëse 6-2 rrugëtimin e saj në këtë turne duke mposhtur Iranin në sfidën e parë. “Tre luanët” kanë dhënë një sinjal të fortë për pretendimet e tyre, por me sa duket, nuk kanë kënaqur trajnerin Garet Sauthgejt.

sauthgejt

Tekniku i anglezëve pas sfidës, për çudinë e të gjithëve, u shfaq i pakënaqur teksa fliste për BBC-në dhe kjo kishte lidhje me golat që pësoi ekipi i tij në pjesën e dytë.

“Të them të vërtetën jam pak i mërzitur me mënyrën si erdhi fundi. Të fitosh me atë diferencë golash, të luash siç bëmë ne për pjesën më të madhe të sfidës, duhet të jemi me të vërtetë të lumtur U duk sikur ishim gati. Lojtarët e përballuan ndeshjen me të vërtetë mirë.

Presingu ishte shumë i mirë, lëvizja ishte shumë e mirë. Unë duhet të jem shumë i lumtur. Por ne nuk duhet të pësojmë dy gola në atë periudhë të ndeshjes. Duhet të shfaqemi si duhet në duelin ndaj SHBA. Është një start i mirë por ne do të duhet të bëjmë më mirë.

Ne humbëm përqendrimin dhe kur luajmë me një ritëm më të ngadaltë, nuk jemi aq efektivë sa duhet. Unë jam një person i mërzitshëm, duhet të jem shumë më i lumtur! Por më duhet të mbaj ekipin në shinat e duhura dhe ne do të na duhet që të shfaqemi më mirë”, tha Sauthgejt pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"