Finalja Itali-Angli, 5 mijë tifozë hynë pa biletë në “Wembley

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2021 | 0:05

Finalja Itali-Angli, 5 mijë tifozë hynë pa biletë në “Wembley

Të paktën 5 mijë, por numri është i destinuar të rritet. Është shifra e tifozëve anglezë që thyen barrikadën e “Wembley”-t dhe hynë në stadium për të parë finalen me Italinë, pa biletë. Konfirmimi vjen nga një funksionar i UEFA-s, prezent pas shpinës së një gazetari sportiv të AIPS.

Tifozet Anglia

Huliganët, të cilët ofruan ato pamje të shëmtuara kur kaluan kordonët e sigurisë me forcë, përfituan nga kangjellat dhe dyert e shkatërruara, ndërsa ndeshja ishte duke u luajtur në kohën shtesë.

UEFA ka nisur një hetim për përgjegjësit. Ditën e diel, policia arrestoi 86 persona mes “Wembley”-t dhe zonave të tjera të Londrës. Anglia ka lëshuar alarmin se dyndjet e tifozërive, rrezikojnë të kenë shkaktuar një valë të re infektimesh me Koronavirus.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"