Fillojnë ofertat zyrtare, Llullakut i propozohet 10-fishi i rrogës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2016 | 23:59

Fillojnë ofertat zyrtare, Llullakut i propozohet 10-fishi i rrogës

Azdren Llullaku nuk do ta ketë të vështirë të gjejë një skuadër të re në janar, pasi shumë të tilla janë vënë në ndjekje të futbollistit të përfaqësueses shqiptare. 16 golat e shënuar në këtë sezon me Gaz Metan Medias, kanë tërhequr interesimin e shumë klubeve të ndryshme, të cilat i kanë bërë atij ofertat e para zyrtare.

llullaku

Sipas mediave rumune, oferta e parë zyrtare ka ardhur nga Polonia, ku ai kërkohet nga klubi i Leh Poznan. Klubi në fjalë i ka ofruar futbollistit të përfaqësueses kuqezi një rrogë prej 30 mijë eurosh në muaj, shifër të cilën ai nuk do ta përfitonte në kampionatin rumun të futbollit edhe nëse do të kalonte te dy klubet më të mëdha, Steaua apo Dinamo e Bukureshtit.

LLullaku

Aktualisht, futbollisti përfiton rreth 3 mijë euro në muaj, ndaj kjo ofertë është sa 10-fishi i rrogës së tij aktuale. Me oferta të tilla, largimi i Llullakut është mëse i sigurt, edhe pse ai ka marrëdhënie shumë të mira me këdo në klubin aktual ku ka edhe 6 muaj kontratë.

llullaku

Gjithsesi, mediat rumune saktësojnë gjithashtu se klubi nuk do t’i bëhet pengesë lojtarit, i cili ka qëndruar aty edhe në momentet më të vështira të tij, ashtu siç po bën aktualisht, pasi raportohet se futbollistët e Gaz Metan kanë disa muaj pa u paguar dhe lejekalimi pa telashe është minimumi i mundshëm që Gaz Metan mund t’u japë atyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"