Feronikeli mban hapin e Prishtinës, tani -1 pikë nga skuadra e Mirel Josës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 17:35

Feronikeli mban hapin e Prishtinës, tani -1 pikë nga skuadra e Mirel Josës

Është luajtur ditën e sotme edhe ndeshja e fundit e javës së 15-të në kampionatin kosovar të futbollit. Skuadra e Feronikelit ka marrë një fitore të pastër e të merituar përballë miqve të Ferizajt me rezultatin 2 me 0.

feronikeli-770x470

Ishin Kastrioti Rexha dhe Artur Magani lojtarët të cilët i dhanë avantazhin  në pjesën e parë skuadrës vendase duke e administruar këtë rezultat deri në fundin e lojës. Kështu Feronikeli mban hapin e Prishtinës kryesuese dhe gjendet vetëm 1 pikë larg skuadrës së Mirel Josës.

dhfd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"