Fati i Euroligës, nesër merret vendimi përfundimtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 23:28

Fati i Euroligës, nesër merret vendimi përfundimtar

Pandemia globale e Koronavirusit për më shumë se dy muaj ka shkaktuar një kaos të vërtetë edhe në sistemin sportiv botëror. Një prej kompeticioneve madhore të pezulluara është edhe Euroliga e Basketbollit.
download
Ndërkohë, ditën e djeshme është komunikuar se ky event do të marrë vendimin përfundimtar për vijimin apo anulimin e sezonit 2019-2020. Të hënën më 25 maj, klubet e Euroligës do të votojnë për rikthimin në parket ose për ndërprerjen.

Ndërkohë, nëse do të votohet për të rinisur, janë paraqitur edhe datat e aktivitetit, të cilat janë nga 4 deri më 26 korrik. Ndërsa Athina, Beogradi, Këlni dhe Kaunasi janë qytet e mundshme ku mund të zhvillohet sfidat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"