“Familja ime ndodhet në katin tjetër të shtëpisë”, Ronaldo “injoron” ministrin Spadafora: S’dua t’ia përmend emrin, thotë gënjeshtra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2020 | 21:58

“Familja ime ndodhet në katin tjetër të shtëpisë”, Ronaldo “injoron” ministrin Spadafora: S’dua t’ia përmend emrin, thotë gënjeshtra

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë Kristiano Ronaldo i është përgjigjur me tone të ashpra Minsitrit të Sporteve të Italisë Vinçenco Spadafora se ai theu rregullat e karantinës duke u larguar nga Torino drejt Portugalisë për të luajtur në Ligën e Kombeve. Deklaratat e zyrtarit të lartë qeverisë portugeze, sulmuesi bardhezi i konsideroi si “gënjeshtra”.
ronaldo

“Nuk e kam thyer kurrë protokollin shëndetësor. Dikush, që s’dua t’ia përmend emrin, këtu në Itali, tha se unë nuk kam respektuar protokollin. Kjo është e gjitha një gënjeshtër. Po vazhdoj të qëndroj i izoluar. Jam vetëm, familja ime ndodhet në katin tjetër të shtëpisë. Nuk mund të jem në kontakt me ta. Kjo gjendje do të vazhdojë të paktën për 10 ditë”, u shpreh Kristiano Ronaldo në një intervistë në “Instagram”.

Portugezi pretendon se ka marrë leje nga autoritetet italiane për të fluturuar drejt Portugalisë. Pasi rezultoi pozitiv me COVID-19, ai u kthye në Torino me një avion-ambulancë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"