“Falënderoj edhe Shpëtim Duron”, Demrozi: Tani me sytë nga Kupa, sezonin tjetër për titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 18:25

“Falënderoj edhe Shpëtim Duron”, Demrozi: Tani me sytë nga Kupa, sezonin tjetër për titullin kampion

Egnatia arriti në Europë dhe për këtë, presidenti Agim Demrozi u shpreh shumë i lumtur. Pas ndeshjes, ai foli edhe për objektivat e skuadrës së tij për të ardhmen, ndërkohë që kërkon edhe Kupën.

bandicam 2023-05-21 18-21-02-724

Europa? Arritëm objektivin që ne kishim për të kapur Europën. Fitorja sot ishte e rëndësishme për ne. E arritëm me vështirësi por ishte e merituar. Tani shpresojmë edhe Kupën e Shqipërisë.

Titulli kampion? Këto dy vjet kemi punuar shumë për këto objektiva. Falënderoj stafin teknik, shefin e klubit, futbollistët pasi të gjithë kanë bërë një punë të mrekullueshme. Falënderoj Duron që ka punuar me ne pasi ka dhënë edhe ai një dorë. Mendojmë tani për finalen e Kupës së Shqipërisë.

Merkato? Padyshim që do të sjellim lojtarë. 80% të ekipit nuk e lëvizim. Kemi pasur bisedime me 3-4 lojtarë dhe sezonin tjetër pretendojmë për kampion. Kemi në plan të bëjmë edhe dy fusha stërvitore në bregdet dhe kompleksin tonë e të vijnë edhe skuadra nga Maqedonia e Kosova”, tha Demrozi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"