“Europa na shpëtoi sezonin”, mesfushori Marku: Kam edhe 1 vit kontratë me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 22:25

“Europa na shpëtoi sezonin”, mesfushori Marku: Kam edhe 1 vit kontratë me Partizanin

Herald Marku edhe një herë tjetër tre goi se është kthyer në versionin e tij më të mirë. Ashtu si në ndeshjet e shkuara, shkodrani po tregon nivel të lartë në këtë fund kampionati.

HERALD MARKU

Ndaj Kastriotit ai shënoi golin e parë të sfidës, teksa në një prononcim ekskluziv për gazetën, mesfushori tregon se rrotacioni i krutanëve e ndihmoi Partizanin dhe flet për të ardhmen e tij në klubin e kuq, të cilën e lë në dyshim.

Fitorja që i hapi rrugën kualifikimit të Europës, e prisnit kaq të lehtë ndaj Kastriotit?

Ishte fitore e rëndësishme për ne, sepse siguruam kualifikimin në Ligën e Konferencës. Kastrioti e kishte arritur objektivin e vet dhe kishin bërë rrotacion lojtarësh, prandaj edhe ne mundëm të fitonim me një rezultat të tillë.

Goli i dytë për ju në këtë sezon. Sa i lumtur jeni me atë që keni bërë këtë edicion me Partizanin?

Kërkesat e mia personale janë shumë të larta. Gjithsesi, do ta konsideroja një sezon pozitiv duke parë hapësirat që kam pasur për të luajtur dhe fakti që është sezoni i parë këtu.

Në ndeshjet e fundit ju kemi parë në formë shumë të mirë, pas një periudhe qetësie. Çfarë ju “zgjoi”?

Unë kam qenë zgjuar në çdo moment, që nga Kupat e Europës, fillimi i kampionatit dhe deri tani në ndeshjet e fundit e fundit të sezonit. Thjesht rrethanat dhe situatat kanë ardhur në këtë mënyrë.

A ishin edhe fjalët e Mehmetit një shtysë për të bërë më mirë?

Jo, sepse unë jam profesionist dhe stërvitem maksimalisht në çdo seancë stërvitore. Motivimin e kërkoj dhe e gjej brenda vetes.

U kualifikuat në Ligën e Konferencës. Mund të quhet sezon i shpëtuar për Partizanin?

Po, sigurisht që është një sezon i shpëtuar, përtej objektivave fillestarë, që kishim si ekip për të synuar titullin kampion.

I shihni largimet e disa prej titullarëve si një pengesë për të bërë mirë në Ligën e Konferencës?

Pavarësisht largimit të disa titullarëve, ne do të luftojmë shumë fort si ekip dhe mendoj se do të bëjmë më të mirën e mundshme.

Keni kontratë me Partizanin edhe një vit. Do të jeni “dem” edhe edicionin e ardhshëm?

Kam edhe një sezon tjetër në kontratë me Partizanin, por të shohim çfarë do të ndodhë në verë.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"